Kina po ndërton bazën e testimit të teknologjisë së vetëdrejtimit të automjeteve

2018-02-08 10:43:36 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Transportit i Kinës Li Xiaopeng u shpreh të mërkurën në Pekin se Kina po ndërton bazën e testimit të teknologjisë së vetëdrejtimit të automjeteve, për ta hartuar planin e zhvillimit të kësaj teknologjie dhe rregullat përkatëse, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të saj.

Li Xiaopeng tha se teknologjia e vetëdrejtimit mund të rritë sigurinë e efikasitetin e transportit, të forcojë cilësinë e shërbimeve të transportit dhe të nxitë zhvillimin e industrive përkatëse e përparimin tekniko-shkencor. Ai u shpreh se Ministria e Transportit po nxit aktivisht studimet tekniko-shkencore mbi automjetet me vetëdrejtim.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, Bashkia e Pekinit shpalli rregulla të reja mbi testimin e teknologjisë së vetëdrejtimit të automjeteve, duke i dhënë këtij testimi status ligjor. Në zonën Yizhuang të Pekinit do të ndërtohet rruga e parë për testimin e teknologjisë së vetëdrejtimit të automjeteve në Kinë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore