Bach: Olimpiada Dimërore e Pekinit, standard i ri për Lojërat Olimpike

2018-02-08 10:43:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, tha të martën në një konferencë shtypi në Pyeongchang të Koresë së Jugut se gjithçka është gati për fillimin e Olimpiadës Dimërore. Lidhur me paketën e re të reformave të saposhpallur nga KON-i, Bach shprehu shpresën se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në vitin 2022 mund të krijojnë një "standard të ri" në këtë drejtim.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shpalli të martën një paketë ambicioze prej 118 reformash për përgatitjen e Lojërave Olimpike. Kjo paketë reformash, që kanë marrë emërtimin "Norma e re", u vlerësua si "programi më ekonomik në historinë e Lojërave Olimpike" nga kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Bach. Reformat përfshijnë zvogëlimin e përmasave të objekteve dhe riplanifikimin e trafikut, optimizimin e infrastrukturës ekzistuese dhe të shërbimeve të medias, përdorimin e mjediseve për sporte të ndryshme etj., që do t'u kursejnë miliarda dollarë organizatorëve të olimpiadave të ardhshme.

Bach tha se masat e reja kanë filluar të zbatohen që gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit të vitit 2022. "Ne kemi komunikuar me Komitetin Organizator të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Pekini ka bërë shumë punë të mirë në zbatimin e këtyre masave dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit mund të vendosin një standard të ri për zbatimin e kësaj norme të re".

Mrekulli
Lajmet Kryesore