Travelingtoptens: Shqipëria numri një i destinacioneve turistike për 2018-ën

2018-02-08 10:04:17 CRI Komenti juaj Printoni
Destinacioni numër një për vitin 2018 është Shqipëria, shkruan faqja e specializuar për turizmin travelingtoptens, pasi rendit edhe nëntë vende të tjera në klasifikimin e saj.

"Kur të vizitoni kryeqytetin, do të shikoni që Tirana është qytet magjepsës dhe miqësor, por ato që tërheqin më shumë në Shqipëri gjenden në peizazhin e saj malor të veriut, plazhet e mrekullueshëm, numrin e madh të qyteteve dhe kështjellave të lashta", shton ajo.

"Nëse jeni adhurues të plazhit, atëherë Vlora është zgjedhja e duhur. Qyteti ka shumë plazhe të bukura. Pas një dite çlodhjeje, Vlora ofron jetë të gjallë nate me shumë bare përgjatë bregdetit. Për udhëtimet gjatë ditës, mund të zgjidhni gjithçka dëshironi. Këtu gjenden një mori objektesh historike, duke filluar që me kalanë më të afërt të Kaninës e deri te amfiteatrin e lashtë të Orikut".

"Ky vend i jashtëzakonshëm ka një numër të madh objektesh historike. Më i njohuri është Apolonia, rrënojat e një qyteti të lashtë grek. Një objekt tjetër që ia vlen ta vizitosh është Kalaja e Rozafës. Ajo ka shërbyer si fortesë për perandoritë osmane, romake dhe serbe në epoka të ndryshme të historisë", thekson faqja e specializuar për turizmin travelingtoptens. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore