Video/  Rusia përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore me atletë individualë

2018-02-06 17:53:30 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipi i hokeit për meshkuj i Rusisë, të cilët do të luajnë nën flamurin olimpik, u mblodh të hënën në aeroportin e Moskës përpara se të niseshin për në Pyeongchang për Lojërat Dimërore Olimpike.

Për t'u lejuar të garojnë, atletët iu nënshtruan analizave të kërkuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ata do të paraqiten si "Atletët Olimpikë të Rusisë" pa flamurin kombëtar rus apo shenja dalluese.

Rusia u ndalua të dërgojë një ekip kombëtar olimpik në Pyeongchang pas skandalit të dopingut në lojërat e Soçit, por atletë individualë të pastër nga substancat që rrisin performancën mund të konkurrojnë nën flamurin olimpik.

Gjithsej, 169 sportistë nga Rusia janë lejuar të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore