Kinë, ulje e mëtejshme e mosbalancës gjinore në vitin 2017

2018-01-21 10:30:18 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat e reja tregojnë se mosbalanca gjinore në Kinë vjet ka rënë, për shkak të zbatimit të politikës së lindjes së dy fëmijëve.

Deri në fund të vitit të kaluar, Kina kishte 32.66 milionë më shumë meshkuj sesa femra, nga 33.59 milionë në fund të vitit 2016.

Mosbalanca gjinore ka qenë në rënie gjatë pesë vjetëve të fundit, me një mesatare rreth 1.2 milion në vit dhe me uljen më të madhe vitin e kaluar.

Megjithatë, vjet numri i përgjithshëm i lindjeve në Kinë ra me rreth 630 mijë në krahasim me vitin 2016.

Për të mbështetur shtimin e lindjeve, është sugjeruar ulja e taksave ose dhënia e subvencioneve familjeve, për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve për rritjen e shumë fëmijëve. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore