Afganistan: Një numër të vrarësh pas sulmit në hotelin "Intercontinental" në Kabul

2018-01-21 09:50:56 CRI Komenti juaj Printoni

Katër veta të armatosur kanë sulmuar të shtunën një hotel të madh në kryeqytetin afgan Kabul, duke shkaktuar një numër viktimash. Ndër të vrarët është edhe të paktën një nga autorët e sulmit.

Të shtëna e shpërthime janë dëgjuar në hotelin "Intercontinental", i cili ndodhet brenda zonës së sigurisë në Kabul.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri më tani.

Ky është sulmi i dytë kundër hotelit "Intercontinental", i cili është i parapëlqyer nga punonjësit e huaj dhe diplomatët në Kabul.

Forcat talibane e kanë sulmuar hotelin në vitin 2011, duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme materiale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore