Hungari: Studentët, protestë për të kërkuar modernizimin e arsimit

2018-01-20 10:13:11 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra studentë kanë protestuar të premten në kryeqytetin hungarez Budapest, duke kërkuar që qeveria të modernizojë arsimin.

Protestuesit janë shprehur se sistemi i tanishëm i arsimit mbështetet në të mësuarit përmendsh dhe metoda të tjera të vjetruara, kurse teknologjia moderne është lënë pas dore.

Protesta, e cila u zhvillua në mënyrë paqësore, filloi me një thirrje për të lënë mësimin të premten.

Studentët gjithashtu fajësuan qeverinë e kryeministrit Viktor Orban për nxitjen e qindra mijë të rinjve hungarezë që të iknin nga vendi në kërkim të një jete më të mirë në Europën Perëndimore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore