Franca shpreh kënaqësi për rifillimin e dialogut mes dy Koreve

2018-01-20 10:10:04 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenca franceze publikoi të premten një deklaratë, ku thuhet se presidenti Emmanuel Macron dhe homologu i tij jugkorean Moon Jae-in zhilluan një bisedë telefonike, gjatë së cilës Macron shprehu kënaqësi për rifillimin e dialogut mes dy Koreve.

Sipas deklaratës, Macron-i shprehu shpresën që dialogu mes dy Koreve do të jetë në favor të zbutjes së situatës rajonale dhe krijimit të besimit të ndërsjellë, për nxitjen e procesit të denuklearizimit në Gadishullin Korean.

Presidenti Macron theksoi gjithashtu se pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut është një "faktor pozitiv" për zbutjen e situatës serioze rajonale. Macron-i uroi që Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut të arrijnë sukses.

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut zhvilluan më 9 janar bisedimet e nivelit të lartë në Panmunjon. Të dyja palët publikuan një deklaratë të përbashkët dhe arritën unanimitet mbi pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore, zhvillimin e bisedimeve për çështje ushtarake etj. Ato theksuan se do të zhvillojnë bisedime në fusha të ndryshme dhe do t'i zgjidhin problemet nëpërmjet dialogut. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore