Zëdhënësi: Kina ndjek rrugën e zhvillimit paqësor

2018-01-20 10:06:45 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze i kanë kundërshtuar komentet e kreut të Komandës së Paqësorit të ShBA-së, në një takim me zyrtarë ushtarakë australianë dhe amerikanë në Indi, se Kina është një "fuqi shkatërruese" në rajonin e Indo-Paqësorit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang thotë se objektivi i Kinës është të krijojë harmoni në marrëdhëniet ndërkombëtare:

"Duke gjykuar nga logjika normale, nuk mendoj se përpjekjet për të krijuar një marrëdhënie të tillë ndërkombëtare duhet të shqetësojnë çdo vend apo person që e do paqen dhe kërkon zhvillim të përbashkët. Nëse disa njerëz shqetësohen për këto përpjekje dhe mendojnë se ato janë një forcë shkatërruese, ne mund t'i pyesim këta njerëz se për çfarë shqetësohen ata dhe cilat objektiva do të shkatërrohen? "

Autoritetet kineze theksojnë se kohët e fundit është bërë përparim në zbutjen e tensioneve në zona të tilla si Deti i Kinës Jugore.

India kohët e fundit kundërshtoi përpjekjet e ShBA-së për të krijuar patrulla të përbashkëta detare në Detin e Kinës Jugore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore