Itali, fillon Viti i Turizmit Kinë-BE 2018

2018-01-20 09:34:38 CRI Komenti juaj Printoni

Viti i Turizmit Kinë-BE 2018 ka nisur me një ceremoni në qytetin italian të Venecies.

Qëllimi i veprimtarisë është rritja e fluksit të ndërsjellë të turistëve, promovimi i turizmit të qëndrueshëm, si dhe nxitja e mundësive për investime nga Europa dhe Kina.

Shifrat zyrtare tregojnë se Europa është tani destinacioni i tretë më i madh për shtetasit kinezë që udhëtojnë jashtë vendit.

Rreth 3.5 milionë turistë nga Kina vizituan vendet e BE në vitin 2016, ndërsa mbi 3.1 milionë europianë udhëtuan në Kinë, duke i sjellë më shumë se 14 miliardë dollarë amerikanë ekonomisë kineze.

Organizimi i Vitit të Turizmit Kinë-BE u miratua vitin e kaluar nga kryeministri kinez Li Keqiang dhe kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore