Kina, të gjitha përpjekjet për punët e shpëtimit lidhur me anijen cisternë të mbytur

2018-01-20 09:31:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Transportit është shprehur se Kina po bën të gjitha përpjekjet për punët e shpëtimit lidhur me anijen cisternë "Sanchi", që u mbyt në Detin e Kinës Lindore të dielën e kaluar.

Forcat e shpëtimit nga provincat Shandong dhe Zhejiang kanë bashkëpunuar me ato nga Japonia dhe Koreja e Jugut për të kërkuar në një hapësirë detare prej 8800 kilometrash katrorë.

Anija cisternë iraniane "Sanchi" ishte duke transportuar 113 mijë tonë naftë të lehtë bruto në Korenë e Jugut, kur u përplas me një anije mallrash.

Tridhjetë e dy anëtarët e ekuipazhit të "Sanchi"-it - 30 iranianë dhe dy bangladeshas - janë shpallur të vdekur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore