Peniani u kërkon ShBA-së dhe Koresë së Jugut t'u japin fund stërvitjeve të përbashkëta ushtarake

2018-01-19 10:43:01 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut u kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut që të ndalojnë përgjithmonë stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake.

Kjo thirrje erdhi pas rënies dakord nga dy Koretë për të bashkëpunuar më tej gjatë Olimpiadës Dimërore të muajit të ardhshëm.

Peniani ka akuzuar disa herë se stërvitjet ushtarake ShBA-Kore e Jugut kanë acaruar tensionet në Gadishullin Korean.

Më herët, Uashingtoni dhe Seuli e shtynë stërvitjen e këtij viti deri pas Olimpiadës Dimërore në Pyeongchang.

Një deklaratë zyrtare nga qeveria e Koresë së Veriut e quajti këtë shtyrje si një mashtrim të SHBA-së.

Bëhet e ditur gjithashtu se dy palët kanë planifikuar të shtrijnë diskutimet nga sportet në zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore të Gadishullit Korean. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore