Presidenti i Zimbabvesë njofton mbajtjen e zgjedhjeve brenda 5 muajsh

2018-01-19 19:30:54 CRI Komenti juaj Printoni

Zimbabveja do të mbajë zgjedhje të reja brenda pesë muajsh, raportuan të premten mediat zyrtare, duke cituar presidentin Emmerson Mnangagwa.

Mnangagwa thotë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shumë të rëndësishme për ta rikthyer Zimbabvenë në një vend demokratik brenda sistemit ndërkombëtar.

Presidenti është duke zhvilluar një turne në disa vende afrikane. Së fundi i u takua me homologun e Mozambikut, ndërsa më herët ka vizituar Afrikën e Jugut, Angolën dhe Namibinë.

Kjo do të jetë hera e parë që nga shpallja e pavarësisë që partia në pushtet Zanu-PF do të dalë në zgjedhje me një kandidat tjetër, pasi më herët i vetmi në garë ka qenë ish-presidenti Robert Mugabe i cili u detyrua të dorëhiqet në nëntor 2017 pas ndërhyrjes së ushtrisë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore