Raporti i Forumit Ekonomik Botëror parashikon rritje të madhe ekonomike sivjet

2018-01-18 10:57:47 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Ekonomik Botëror publikoi të mërkurën në Londër "Raportin e rreziqeve globale 2018", në të cilin parashikohet një rritje e madhe e ekonomisë botërore sivjet, që do të krijojë mundësi të mira për çdo vend për të zgjidhur problemet e mëdha shoqërore, ekonomike, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mjedisit.

"Raporti i rreziqeve globale" publikohet çdo vit në janar dhe përfshin mendimet e specialistëve dhe politikëbërësve kidhur me rreziqet e mëdha globale. Në sondazhin e opinionit për krizat të përfshirë në këtë raport kanë marrë pjesë afro një mijë veta, 59 % e të cilëve mendojnë se rreziqet do të shtohen, ndërsa 7 % se do të ulen.

Sipas raportit, përkeqësimi i rrethanave gjeopolitike është një prej arsyeve për këtë parashikim pesimist. Edhe problemet e mjedisit kanë shkaktuar shqetësim, teksa janë bërë më të ndjeshme edhe rreziqet kibernetike. Por nga ana tjetër, rreziqet ekonomike janë pakësuar, megjithëse disa ekspertë janë të shqetësuar se rritja e ekonomisë globale do të shkaktojë vetëkënaqësi dhe shpërfilljen e rreziqeve strukturore në sistemin ekonomik dhe financiar botëror. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore