Ligjvënësit britanikë miratojnë projektligjin për daljen nga BE-ja

2018-01-18 10:51:09 CRI Komenti juaj Printoni

Deputetët britanikë miratuan dje projektligjin qeveritar për daljen nga Bashkimi Evropian, në përfundim të një rrugëtimi të stuhishëm në Dhomën e Komuneve.

Projektligji i miratuar me 324 vota pro dhe 295 kundër, do t'i mundësojë Britanisë së Madhe të vazhdojë të funksionojë normalisht pas Brexit.

Ligji pritet të diskutohet në Dhomën e Lordëve, që janë në shumicë pro BE-së, dhe mund të përballet me pengesa të reja.

Por, komentatorët politikë thanë se kalimi i projektligjit Dhomën e Komuneve ishte një moment i rëndësishëm në udhëtimin e "Brexit".

Projektligji për tërheqjen e "Brexit"-it do të shfuqizojë Aktin e Komuniteteve Europiane të vitit 1972, i cili fillimisht mori Britaninë në atë që më pas quhej EEC në vitin 1973. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore