Delegacionet e dy Koreve, parakalim të përbashkët në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore

2018-01-18 10:49:08 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord që delegacionet e tyre të parakalojnë së bashku në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore të Pyeongchang-ut.

Zëvendësministri i Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut Chun Hae-sung e bëri njoftimin pas një dialogu me palën koreanoveriore në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom:

"Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut do të parakalojnë së bashku me të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut dhe do të kenë një ekip të përbashkët hokeji në akull për femra. Koreja e Veriut do të dërgojë një skuadër prej 230 nxitësesh tifozash për veprimtaritë e Olimpiadës Dimërore të Pyeongchang-ut dhe ndeshjet e garat e sportistëve të Koresë së Veriut e Koresë së Jugut dhe do të zhvillojë një veprimtari të përbashkët me skuadrën e nxitëseve të tifozave të Koresë së Jugut".

Ndërkohë, drejtuesi i delegacionit të Koresë së Veriut Jon Jong Su bëri thirrje për më shumë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane:

"Që nga viti 2008, marrëdhëniet Veri-Jug janë përkeqësuar dhe gjendja e konfrontimit ka vazhduar për gati 10 vjet. Besoj se, sa më shumë që ndodh kjo, aq më shumë popujt tanë shpresojnë për përmirësimin e marrëdhënieve Veri-Jug".

Mrekulli
Lajmet Kryesore