ShBA-ja nuk do t'i tërheqë trupat nga Siria

2018-01-18 19:38:55 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha të mërkurën se ShBA-ja do ta ruajnë praninë ushtarake në Siri.

Thuajse i gjithë territori i kontrolluar nga forcat e 'Shtetit Islamik' në Siri dhe Irak është çliruar dhe ekstremistët nuk kanë mundur dot të rifitojnë terren, tha Tillerson, në një fjalim që më pas u shpërnda nga Departamenti i Shtetit.

Megjithatë, kryediplomati amerikan nënvizoi se grupet radikale nuk janë mposhtur plotësisht ndaj dhe Shtetet e Bashkuara do të ruajnë praninë ushtarake në Siri, deri në shkatërrimin e plotë dhe përfundimtar të 'Shtetit Islamik'.

Tillerson-i tha se Uashingtoni nuk do të japë asnjë fond për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta që tani mbahen nën kontroll nga qeveria siriane dhe u bëri thirrje edhe vendeve të tjera të bënin të njëjtën gjë.

Koalicioni kundër terrorizmit i udhëhequr nga Uashingtoni i filloi operacioni ushtarake në Siri në vitin 2014, pavarësisht akuzave të qeverisë siriane se sulmet nuk ishin autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore