Guterres-i vlerëson rolin e Kinës në luftën globale kundër ndryshimit të klimës

2018-01-17 11:11:13 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi të martën rolin e Kinës në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike dhe e nxiti Pekinin të mbetet një faktor kryesor në këtë drejtim.

"Ne e mirëpresim angazhimin e madh të Kinës në veprimet për klimën. Kina sigurisht ka një rol kyç, duke pasur parasysh përmasat e ekonomisë së saj", u tha gazetarëve Guterres.

Ai vuri në dukje se premtimet e bëra në Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimin e klimës nuk po përmbushen plotësisht, duke shtuar se këto premtime nuk janë të mjaftueshme për të kufizuar rritjen globale të temperaturës këtë shekull nën dy gradë Celsius më shumë se në nivelet paraindustriale, ose më tej edhe 1.5 gradë Celsius.

"Roli i Kinës në këtë ambicie të rritur është absolutisht vendimtar dhe unë shpresoj shumë në dialogun dhe bashkëpunimin e vendosur me qeverinë kineze në këtë drejtim," u shpreh kreu i OKB-së. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore