Irani: Krijimi i forcave kufitare nga ShBA-ja, ndërhyrje në punët e brendshme të Sirisë

2018-01-17 10:43:16 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Bahram Qasemi është shprehur të martën se formimi nga ShBA-ja i forcave kufitare të sigurisë në Siri është ndërhyrje flagrante në politikën e brendshme të Sirisë, duke shtuar se Uashingtoni duhet të ndryshojë politikën e vet "destruktive" në Lindjen e Mesme.

Sipas medias iraniane, Qasemi ka paralajmëruar gjithashtu se veprimet e ShBA-së do të shkaktojnë vetëm ndërlikimin e gjendjes në Siri, duke çuar në paqëndrueshmëri dhe konflikte.

Të dielën e kaluar, forcat e koalicionit shumëkombësh të udhëhequr nga ShBA-ja deklaruan se po bashkëpunojnë me forcat kryengritëse të Ushtrisë Demokratike Siriane për të formuar një njësi të sigurisë kufitare prej afro 30 mijë ushtarësh. Trupat e kësaj njësie do të dislokohen në Sirinë Veriore e Lindore të kontrolluar nga Ushtria Demokratike Siriane, dhe në kufirin me Turqinë e Irakun.

Të hënën edhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e dënoi ashpër këtë vendim. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore