Deti Mesdhe, shpëtohen mbi 1400 emigrantë

2018-01-17 10:14:28 CRI Komenti juaj Printoni

Rreth 1400 emigrantë dhe refugjatë u shpëtuan në 24 orët e fundit në Detin Mesdhe, njoftoi të martën Roja Bregdetare italiane.

Dy trupa të pajetë u gjetën gjatë operacioneve të shpëtimit, mision që përfshiu dy anije të rojes bregdetare italiane dhe policisë financiare, një anije të misionit detar të BE-së "EUNAVFOR MED" dhe disa grupe jo fitimprurëse.

Të shpëtuarit po lundronin me 7 gomone, një lundër dhe tre varka të vogla, deklaroi roja bregdetare.

Që nga viti i kaluar dhe sidomos pas një marrëveshjeje të diskutueshme me autoritetet dhe forcat e armatosura rebele libiane, në Itali numri i emigrantëve të ardhur nga deti ka rënë ndjeshëm.

Sipas agjensisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR-së, Italia priti 119, 247 emigrantë dhe refugjatë vitin e kaluar dhe mbi 181,400 në vitin 2016. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore