Macron thirret për bashkëpunimin e sigurisë me Britani

2018-01-17 10:12:38 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu gatishmërinë e vendit të tij për shtimin e bashkëpunimit policor me Britaninë në qytetin francez Calais.

Synimi, tha ai, është të parandalohen emigrantët e paligjshëm në territorin britanik.

"Gjithçka është bërë për të parandaluar kalimin e paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Qyteti Calais nuk është një portë për në Angli dhe do të vazhdojë të mos jetë e tillë," theksoi Macron.

Ai gjithashtu i kërkoi Britanisë të pranojë më shumë të mitur të pa shoqëruar dhe të ofrojë më shumë fonde për zhvillimin e qytetit Calais.

Qyteti Calais, që është port në Francën Veriore, është pika më e afërt mes dy vendeve.

Sistemi i përshtatshëm i transportit është një mënyrë tërheqëse për migrantët.

Mësohet se këtë të enjte Macron do të takohet me kryeministren britanike Theresa May në Sandhurst, në perëndim të Londrës. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore