Kinë: Më shumë letërsi klasike në tekstet e shkollave të mesme

2018-01-17 10:12:03 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas standardeve të programeve mësimore kombëtare të publikuara ditët e fundit, më shumë artikuj dhe poezi klasike kineze do të shtohen në tekstet mësimore të shkollave të mesme në Kinë.

Ministria e Arsimit e Kinës ka sugjeruar që pjesë nga letërsia klasike dhe ajo moderne të përzgjidhen në mënyrë të barabartë.

Sipas udhëzimeve të reja, numri i veprave klasike që do të përfshihen në programet mësimore do të shtohet në 72, nga 14 që është tani.

Ministria e Arsimit e Kinës shprehet se kjo është një pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të nxitur kulturën tradicionale kineze. Në planet mësimore të artit dhe muzikës në shkollat e mesme do të shtohen edhe piktura tradicionale kineze, gdhendja e vulave, kaligrafia dhe muzika klasike kineze. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore