Porti i Durrësit, në 2017 u përpunuan rreth 3.7 milionë tonë mallra

2018-01-17 10:04:57 CRI Komenti juaj Printoni

560 anije tregtare dhe 1012 tragete janë ankoruar gjatë vitit 2017 në portin e Durrësit, ndërsa volumi i mallrave të përpunuara në të katër terminalet portualë arrin në afro 3.7 milionë tonë.

Megjithëse numri i mjeteve lundruese të përpunuar është vetëm 20 njësi më i madh, se sa gjatë vitit 2016, sasia e mallrave të përpunuara gjatë vitit që kaloi ka shënuar një rritje prej afro 220 mijë tonë.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD mësohet se numri i anijeve dhe trageteve të përpunuar ka pësuar një rënie graduale vjetore që nga viti 2011, kur mjetet lundruese të ankoruara në port shënonin shifrën 2086 gjithsej.

Numri më i madh i anijeve të përpunuara gjatë vitit 2017, 232 gjithsej, i përket Terminalit të Mallrave Gjenerale, siç njihet ndryshe Terminali Perëndimor, ndërsa në dy terminalet e tjerë janë ankoruar përkatësisht 206 anije në atë të Kontejnerëve dhe 122 anije në Terminalin Lindor.

Në vitin 2017, edhe në Terminalin e Udhëtarëve,me 1012 rejse gjithsej, është shënuar numri më i vogël i trageteve të përpunuar që nga viti 2011, kur u ankoruan 1.431 tragete gjithsej.

Ndërsa numri i udhëtarëve dhe mallrave të përpunuara me tragete në 2017 ka shënuar një rritje prej përkatësisht 5 dhe 7 %. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore