Amazon: Produktet me karakteristika të personalizuara, kërkesë të lartë në Kinë

2018-01-17 09:46:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania për shitjet me pakicë "Amazon" bëri të ditur se në vitin 2017 konsumatorët kinezë ishin të prirur për të blerë produkte cilësore me karakteristika të personalizuara në platformën e blerjeve në internet.

Sipas një raporti të analistëve të blerjeve në internet, lëshuar nga "Amazon China Tuesday", thuhet se blerësit në internet kanë tendencë të blejnë mallra dhe produkte nga prodhues të mirënjohur.

Gu Fan është zv.shefi i "Amazon China".

"Kemi parë që cilësia ka qenë një tipar standard për çdo konsumator kur ka bërë blerje. Në "Top 50" listën e termave të kërkimit në "Amazon Global", 84 për qind shohin markën, pra për shumë konsumatorë tani rëndësi të veçantë ka edhe marka. Një tipar tjetër i rëndësishëm ishte edhe personalizimi i produktit, duke përfshirë zgjedhjen individuale në ngjyrën e produkteve."

Sipas raportit, shumica e blerësve në platformën ndërkombëtare ishin në moshë të re, ku afro 80 për qind të lindur mes viteve '80 dhe '90. Mbi 90 për qind e tyre janë të diplomuar ose kanë përfunduar studime pasuniversitare. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore