Mianmari fillon riatdhesimin e refugjatëve nga Bangladeshi

2018-01-17 20:14:40 CRI Komenti juaj Printoni
Bangladeshi dhe Mianmari rënë dakord mbi afatet kohore për riatdhesimin e mijëra refugjatëve Rohingya që braktisën vendin pas një operacioni ushtarak të vitit të kaluar.

Procesi i riatdhesimit do të fillojë duke nisur nga e marta e ardhshme.

Sipas autoriteteve të Bangladeshit, Mianmari ra dakord të pranojë 1,500 rohingya në javë, ndërsa shton se riatdhesimi do të zgjasë deri në dy vjet.

Për shkak të dhunës ushtarake në shtetin Rakhine midis vitit 2016 dhe 2017 u arratisën 740,000 rohingya, të cilët kaluan kufirin dhe u vendosën në Bangladesh.

Riatdhesimi është hapi i dytë i marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kina midis dy vendeve fqinje. Hapi i radhës është rindërtimi i fshatrave pas konfliktit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore