Vdes Dolores O'Riordan, këngëtarja irlandeze e "Cranberries"

2018-01-16 10:55:44 CRI Komenti juaj Printoni

 

Këngëtarja e grupit irlandez "The Cranberries", Dolores O'Riordan vdiq papritur të hënën në moshën 46-vjeçare në dhomën e saj të hotelit në Londër.

E njohur veçanërisht në vitet 1990, me hitet Zombie "Just My Imagination" apo "Animal instinct", grupi ka shitur më shumë se 40 milionë albume në mbarë botën.

Këngëtarja ndodhej në Londër për një seancë të shkurtër regjistrimi.

Për momentin, shkaku i vdekjes së saj është i panjohur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore