Kinë, 120 mijë pika ngarkimi baterish për makinat elektrike deri në 2020-n

2018-01-16 10:31:43 CRI Komenti juaj Printoni

Korporata Shtetërore e Rrjetit Elektrik e Kinës (SGCC) tha të hënën se planifikon të krijojë një rrjet prej 120 mijë pikash publike ngarkimi të baterive të automjeteve elektrike deri në vitin 2020.

Rrjeti do të përfshijë Pekinin, Tianjin-in, Hebei-n, Shangdong-un, qytetet në deltën e lumit Jance, si dhe qytete të mëdha në rajone të tjera.

Vjet, korporata shtetërore elektroenergjetike instaloi pika ngarkimi baterish në 10 mijë vende parkimi në disa zona të vjetra banimi në Pekin dhe Shangai.

SGCC-ja synon të ndërtojë 3 milionë pika të tilla të lidhura me platformën e saj në internet, duke lehtësuar udhëtimin ndërqytetas të automjeteve elektrike.

Kina ka industrinë më të madhe të automjeteve elektrike në botë. Në Kinë u shitën më shumë se 490 mijë makina me energji të re në 11 muajt e parë të 2017-s, dhe shitjet parashikohet se e kanë kaluar shifrën 577 mijë gjatë gjithë vitit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore