Klimkin-Lavrov, bisede telefonike mbi konfliktin në Donbas

2018-01-16 10:15:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin njoftoi të hënën në rrjetet sociale se zhvilloi bisedime telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov mbi çështjen në lindje të Ukrainës, Donbas.

Klimkin tha se foli me homologun rus mbi lirimin e pengjeve, dërgimin e forcave paqeruajtëse të OKB-së në zonën e konfliktit në Donbas, monitorimin dhe koordinimin e operacioneve të përbashkëta të armëpushimit etj.

Ai theksoi se Ukraina dhe Rusia kanë ende "dallime të mëdha" në qëndrimet e tyre mbi çështjet e diskutuara, por dy palët kanë shprehur synimin për të punuar shumë për arritjen e një marrëveshje.

Në të njëjtën ditë, Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi bisedën telefonike mbi problemin e Donbas-it me Ministrinë e Jashtme të Ukrainës dhe deklaroi se tema kryesore e bisedimeve ishte zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit të Minskut dhe vendimi për tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga qendra e përbashkët e koordinimit dhe e kontrollit të armëpushimit. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore