Kina, ndihmë për Iranin pas fundosjes së anijes cisternë në Detin e Kinës Lindore

2018-01-16 10:05:50 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze thanë se ata do të ndihmojnë Iranin për të përballuar pasojat e rënda të fundosjes së anijes cisternë në Detin e Kinës Lindore.

Anija cisternë "Sanchi", me flamur panamez, u mbyt të dielën, tetë ditë pas përplasjes me një anije mallrash.

30 iranianë dhe dy bangladeshas ishin pjesëtarë të ekuipazhit të saj.

Sipas mediave iraniane, të gjithë pjestarët e ekuipazhit mendohet se kanë vdekur brenda një ore që prej aksidentit.

Pas mbytjes së anijes, u gjetën vetëm tre trupa të pajetë, si dhe kutia e zezë e anijes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore