Rusia: Bashkëpunimi me Kinën për problemet ndërkombëtare, i ngushtë dhe efikas

2018-01-16 09:57:06 CRI Komenti juaj Printoni

 

Rusia e Kina kanë ruajtur bashkëpunimin e ngushtë dhe efikas në çështjet e rëndësishme ndërkombëtare, si problemi bërthamor i Gadishullit Korean, kriza e Sirisë, integrimi euraziatik etj., u shpreh të hënën ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov. Ai i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari kinez në një konferencë shtypi lidhur me rezultatet e punës së diplomacisë ruse në vitin 2017.

Kreu i diplomacisë ruse vuri në dukje se problemi bërthamor i Gadishullit Korean ka qenë për një kohë të gjatë një ndër problemet më serioze globale. Rusia dhe Kina kanë paraqitur së bashku një projekt për zgjidhjen e këtij problemi e do të vazhdojnë përkrahjen për dialogun mes palëve përkatëse.

Lidhur me problemin e Sirisë, Lavrovi u shpreh se Rusia dhe Kina kanë propozuar zgjidhjen e këtij problemi me mjete politike, mbi bazën e zbatimit të rreptë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas tij, përfaqësimi i opozitës siriane në dialogun politik duhet të jetë me bazë të gjerë dhe gjithëpërfshirës.

Lavrovi u shpreh se bashkëpunimi ruso-kinez në procesin e integrimit euraziatik po forcohet. Liderët e të dy vendeve po nxitin lidhjen mes Bashkimit Ekonomik Euraziatik dhe nismës "Një brez, një rrugë".(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore