Rumani: Kryeministri jep dorëheqjen pas konfliktit me kryetarin e partisë në pushtet

2018-01-16 09:53:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri rumun Mihai Tudose njoftoi të hënën dorëheqjen, pasi kryesia e Partisë Socialdemokrate në pushtet votoi për të mos vazhduar mbështetjen politike ndaj tij.

"Po iki me kokën lart," tha Tudose, duke shtuar se ai nuk do të marrë rolin e kryeministrit kujdestar.

Ka qenë i njohur kohët e fundit konflikti midis kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialdemokrate Liviu Dragnea, ndërsa kërkesa e Tudose për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm solli në një përplasje midis të dyve.

Tudose, i cili mori detyrën në qershor 2017, është i dyti kryeministër nga radhët e socialdemokratëve, që prej fitores prej tyre të zgjedhjeve parlamentare në fund të vitit 2016.

Mrekulli
Lajmet Kryesore