"WeChat" rivendos në funksionim butonin e 'shpërblimit' pas marrëveshjes me "Apple"

2018-01-16 09:53:22 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i teknologjisë "Tencent" ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane "Apple" për të lejuar përdoruesit e aplikacionit të mesazheve "Wechat" të japin "shpërblime".

Dy kompanitë ranë dakord për rivendosjen në funksionim të dhënies së dhuratave monetare për yjet e tyre të preferuar.

Themeluesi i "Wechat" Allen Zhang tha se me sistemin e ri të "shpërblimit", dhuratat monetare do t'u jepen individëve dhe jo platformave që publikojnë përmbajtjet siç ka ndodhur më parë.

"Falë sistemit të ri të "shpërblimit", dhuratat monetare do t'u jepen individëve dhe jo platformave zyrtare në Wechat që publikojnë përmbajtjet. Imagjinoni këtë në të ardhmen, do të shihni një kolonë individuale të secilit krijues të përmbajtjes, aty mund të gjeni krijime ta lexoni atë që ai ose ajo ka shkruar më parë. Një krijues mund të kontribuojë në llogari të ndryshme zyrtare, prandaj mendojmë se është e rëndësishme të rregullojmë sistemin tonë të menaxhimit".

Ky funksion u ndërpre vitin e kaluar pasi kompania "Apple" mbante 30 për qind nga pagesa e përdoruesve për krijuesit e përmbajtjeve në Kinë.

Mbajtja e një pjese të madhe nga Apple të shumës së dhuruar krijoi shqetesime tek përdoruesit e aplikacionit dhe disa specialistë të industrisë e quajtën atë "Taksë të Apple-it". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore