Lavrovi: Rusia, e gatshme për nxitjen e dialogut ShBA-Kore e Veriut

2018-01-16 09:52:07 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia është shprehur e gatshme për të ndihmuar në zhvillimin e dialogut midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut në kornizën e bisedimeve gjashtëpalëshe.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska mbështet në mënyrë aktive "kontaktet e drejtpërdrejta midis palëve më të interesuara":

"Kur kjo ngrirje, ky ndalim i hapave jomiqësorë konfrontues të vihet në jetë, ne do të mbështesim në mënyrë aktive kontaktet e drejtpërdrejta midis palëve më të interesuara. Dhe nëse flasim për problemin bërthamor, ato janë para së gjithash Pheniani dhe Uashingtoni. Ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë në dialogun e tyre dypalësh brenda të ashtuquajturave bisedime gjashtëpalëshe me Rusinë, Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut."

Bisedimet gjashtëpalëshe për problemin bërthamor të Gadishullit Korean janë pezulluar që nga fundi i vitit 2008.

Lavrovi theksoi se Rusia dhe Kina po bashkëveprojnë në mënyrë aktive për të mundësuar një zgjidhje politike në Gadishull brenda kornizës së këtyre bisedimeve. Megjithatë, ai shtoi se puna po ecën ngadalë, pasi ShBA-ja duket se parapëlqen një zgjidhje ushtarake, pavarësisht pasojave katastrofike. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore