Rumani, ministri i Mbrojtjes emërohet kryeministër i përkohshëm

2018-01-16 20:40:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rumun Klaus Iohannis emëroi të martën ministrin e Mbrojtjes, Mihai Fifor, si kryeministër të vendit, pasi më herët dha dorëheqjen kreut i ekzekutivit.

Iohannis deklaroi se e kishte pranuar dorëheqjen e kryeministrit Mihai Tudose dhe të mërkurën do të zhvillojë konsultime me partitë parlamentare për formimin e qeverisë së re.

Fifor, 47-vjeç, u emërua fillimisht ministre i Ekonomisë në qershor 2017 dhe më pas në shtator u bë ministër i Mbrojtjes.

Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit duhet të emërojë një anëtar të kabinetit si kryeministër të përkohshëm, për të përmbushur detyrat shtetërore deri në formimin e qeverisë së re brenda një periudhe 45 ditore.

Tudose dha dorëheqjen pasi partia Socialdemokrate në pushtet tërhoqi të hënën vonë në mbrëmje mbështetjen për të. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore