Bien investimet e jashtme direkte jo-financiare të Kinës në 2017-n

2018-01-16 19:59:20 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2017 investimet e jashtme jo-financiare të Kinës ranë në mënyrë drastike me 29.4% në krahasim me 2016-n. Kjo rënie ndodhi si rezultati i një sërë përpjekjesh të qeverisë për të frenuar investimet të jashtme të paarsyshme.

Investitorët kinezë shpenzuan gjithsej 120 miliardë dollarë amerikanë për 6 236 ndërmarrje të 174 vendeve dhe rajoneve të botës vitin e kaluar, thotë Ministria e Tregtisë e Kinës.

Han Yong, është një zyrtar i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të ministrisë:

"Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2017, investimet direkte jo-financiare të Kinës jashtë territorit të saj u rritën përkatësisht me 34.9 dhe 49 për qind, rritje prej dy muajsh me radhë. Investimet ndodhën kryesisht në sektorin e qiradhënies, manifakturës, shitjes me shumicë e pakicë, teknologjisë së informacionit e tjera, ndërsa në sektorin e pasurive të paluajtshme, sporte dhe argëtim, nuk ka pasur projekte të reja. "

Vitet e fundit, investimet direkte të Kinës jashtë territorit patën një rritje të shpejtë, por sipas autoriteteve, ato nuk kanë qenë gjithmonë të arsyeshme. Për të frenuar këtë fenomen, Kina nxori masa të rrepta dhe i këshilloi kompanitë të marrin vendime më të kujdesshme.

Njëkohësisht janë nxitur investimet në vendet e përfshira në nismën "Një Brez, një Rrugë". Vitin e kaluar, investimet e jashtme jo-financiare të Kinës në kuadër të kësaj nisme arritën në 14.36 miliardë dollarë amerikanë. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore