Video/  Panda e parë e lindur në Francë i paraqitet publikut në kopshtion zoologjik "Beauval"

2018-01-15 17:13:21 CRI Komenti juaj Printoni

Panda e parë foshnjë e lindur në Francë bëri paraqitjen e vet të parë publike të shtunën në kopshtin zoologjik "Beauval" në jug të Parisit.

Panda katërmuajshe quhet Yuan Meng, që në gjuhën kineze do të thotë "realizimi i ëndrrës".

Ceremonia e pagëzimit të Yuan Meng-ut ishte një moment i rëndësishëm diplomatik, ku morën pjesë Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron dhe zyrtarë kinezë, duke përfshirë edhe zëvendësministrin e Jashtëm Zhang Yesui, i cili udhëtoi nga Pekini për këtë rast.

Brigitte Macron, e konsideruar si "kumbara" e pandës, shpalli zyrtarisht emrin.

Lindja e pandave është diçka që ndiqet me interes, sepse ato mbeten kafshë të rralla. Në Kinë ka vetëm rreth 1 800 panda në natyrë dhe afro 400 në zooparqe.

Mrekulli
Lajmet Kryesore