Tiranë: Ambasadorja kineze Jiang Yu takon komandantin e Gardës së Republikës Gramos Sako

2018-01-15 17:06:20 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua të premten e kaluar me komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramos Sako, për të diskutuar lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh. Në takim ishte i pranishëm edhe këshilltari ekonomik dhe tregtar i ambasadës kineze Lian Gang.

Ambasadorja Jiang u shpreh se vizitat e suksesshme të liderëve kinezë në Shqipëri vitet e fundit janë të pandara nga mbështetja e madhe e Gardës së Republikës në fushën e sigurisë. Në kuadër të programit dypalësh të zhvillimit të burimeve njerëzore, që filloi vitin e kaluar, një pjesë e stafit të Gardës së Republikës së Shqipërisë ka shkuar në Kinë për zhvillimin e shkëmbimeve, gjë që ka nxitur ndërveprimin midis Kinës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë. Të dy palët kanë vendosur të vazhdojnë zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e modernizimit të pajisjeve të stërvitjes, me objektiv përmirësimin e kushteve të stërvitjes së përditshme për stafin e Gardës, shtoi kryediplomatja kineze në Shqipëri.

Komandanti i Gardës së Republikës, z. Gramos Sako, vuri në dukje se Shqipëria i kushton rëndësi forcimit të marrëdhënieve miqësore me palën kineze dhe dëshiron që, bashkë me palën kineze, të trashëgojë miqësinë tradicionale mes dy vendeve, si dhe të japë kontribut për thellimin e bashkëpunimit pragmatik dypalësh.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore