Irani refuzon çdo modifikim të marrëveshjes bërthamore

2018-01-15 11:24:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Parlarmentit në Iran, Ali Larijani, ritheksoi dje refuzimin e vendit ndaj çdo modifikimi të marrëveshjes bërthamore të arritur në korrik të vitit 2015 me fuqitë e mëdha.

Ai tha se ultimatumi i presidentit amerikan, Donald Trump për forcim të kushteve të marrëveshjes do ta dëmtojë këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Më 12 janar, presidenti i ShBA-së Donald Trump kërkoi një marrëveshje me europianët për të mbyllur hapësirat e tekstit të vitit 2015 mbi bërthamoren iraniane, në të kundërt SHBA-ja do të tërhiqej nga ky angazhim ndërkombëtar. Nga ana tjetër, Thesari amerikan vendosi po atë ditë sanksione të reja që shënjestruan 14 individë apo subjekte iraniane kryesisht për shkelje të të Drejtave të Njeriut. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore