Bushati në Suedi: Reforma në drejtësi, prioritet kryesor për integrimin

2018-01-15 10:56:17 CRI Komenti juaj Printoni
Reforma në drejtësi është prioritet kryesor për integrimin dhe për thithjen e investimeve është shprehur ministri për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në takimin e tij në Suedi me kryetaren e Komisionit për BE-në parlamentin suedez.

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke ndarë mendimin për rëndësinë që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit dhe procesin e reformave në të.

Znj. Enström rikonfirmoi qëndrimin suedez për anëtarësimin e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në Bashkimin Evropian bazuar në mëritë dhe plotësimin e kritereve për këtë qëllim.

Në kuadër të vizitës në Suedi, Ministri Bushati zhvilloi takime me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit, Lars Vvestbratt, sekretaren e Shtetit për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Ulrika Modeer, si dhe me Sekretarin e Shtetit për BE-në dhe tregtinë Uscar Stenström. (TOP Channel)

Mrekulli
Lajmet Kryesore