Abbas-i i quan të turpshme akuzat e Trump-it se palestinezët nuk kanë pranuar bisedimet

2018-01-15 10:03:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka shprehur të dielën zemërimin e vet ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

Ky është fjalimi më i ashpër i Abbas-it kundër Trump-it, që kur kreu i Shtëpisë së Bardhë njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit:

"Ai (Trump-i) tha në 'Twitter': 'Ne nuk do t'u japim para palestinezëve, sepse ata nuk i pranojnë bisedimet. Turp! Kur nuk i kemi pranuar ne bisedimet!?"

Trump-i njoftoi në fund të vitit të kaluar se ShBA-ja do ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do ta zhvendosë ambasadën e saj atje.

Njoftimi i zemëroi palestinezët dhe myslimanët anembanë botës, duke përkeqësuar marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Palestinës.

Masa e Trump-it besohet se i kanë dhënë fund një politike prej disa dekadash të ShBA-së dhe bie ndesh me konsensusin ndërkombëtar që fati i Jerusalemit të vendoset nëpërmjet negociatave.

Abbas-i ka thënë më parë se vendimi ka shkatërruar besueshmërinë e Trump-it si ndërmjetës i paqes në rajon.

Uashingtoni është shprehur se do të paraqesë një plan të ri paqeje. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore