Koreja e Veriut do të dërgojë një orkestër me 140 instrumentistë për Lojërat Dimëror

2018-01-15 20:29:28 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut ka ra dakord të hënën për të dërguar një orkestër me 140 anëtarë në Olimpiadën Dimërore që do të zhvillohet në Korenë e Jugut, tha Ministria e Bashkimit të Seul.

Marrëveshja vjen pasi përfaqësuesit e të dy vendeve zhvilluan bisedime pune të nivelit të lartë në Tongilgak, një ndërtesë e administruar nga Pheniani në fshatin kufitar të Panmunjom-it, i cili shtrihet në kufirin tokësor midis dy Koreve.

Veriu do të dërgojë trupa artistike gjatë Lojërave Olimpike Dimërore dhe Paralimpike, që do të zhvillohen në shkurt dhe në mars në qarkun lindor të Pyeongchang-ut.

Koreja e Jugut ra dakord që të sigurojnë vendin e shfaqjeve dhe infrastrukturën e nevojshme, ndërsa Veriu ra dakord ta dërgojë ekipin sa më shpejt që të jetë e mundur. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore