Vullnetarët kinezë fillojnë trajnimin për Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang-ut

2018-01-13 11:53:19 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 100 vullnetarë kinezë filluan kurset e trajnimit për Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang-ut që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Zyrtari i Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë së Pekinit, Yan Cheng, u shpreh se Lojërat Olimpike në Korenë e Jugut do të jenë një eksperiencë e vlefshme ndërsa Pekini përgatitet të presë Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2022.

"Nga njëra anë, ata do të jenë në gjendje të tregojnë sjelljen elegante të vullnetarëve kinezë, si dhe të kontribuojnë në avancimin e frymës së vullnetarizmit përmes Lojërave Olimpike Dimërore. Gjithashtu, vullnetarët kinezë, pasi të kenë shërbyer në Olimpiadën Dimërore të Pyeongchang-ut, do të jenë pasuri e vlefshme për Lojërat Olimpike të ardhshme të Pekinit. Duke qenë vullnetarë në Olimpiadën e Dimrit ne Pyeongchang, ata do të përfitojnë një eksperiencë të madhe dhe do të dinë më shumë rreth standardeve të Lojrave Olimpike, veçanërisht Lojërat Olimpike Dimërore. Kjo do të ndihmojë në formimin e një baze talentesh për Lojrat Olimpike Dimërore të Pekinit ".

100 vullnetarët kinezë që do të shkojnë në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm janë përzgjedhur nga mbi 1300 aplikantë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore