Trump deklaron zgjatjen e afatit të imunitetit për sanksionet ndaj Iranit

2018-01-13 10:59:14 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi një deklaratë, ku thuhet se për herë të fundit, SHBA-ja do të zgjasë afatin e imunitetit për sanksionet ndaj Iranit dhe se ai nuk do të konfirmojë që Irani ka përmbushur premtimet e përfshira në marrëveshjen bërthamore.

Trumpi tha se marrëveshja bërthamore iraniane ka defekte fatale dhe ai i kërkon Kongresit dhe vendeve europiane të bien dakord për rishkrimin e kushteve të marrëveshjes, si kufizimi i programit raketor të Iranit.

Ai shtoi se zgjatja e periudhës është shansi i fundit për vendet europiane që të bien dakord për rishkrimin e marrëveshjes. Ai u shpreh se nëse nuk arrihet marrëveshja siç pritet nga Uashingtoni, SHBA-ja do të tërhiqet menjëherë nga kjo marrëveshje.

Pas deklaratës së Trumpit, ministri i Jashtëm i Iranit reagoi në mediat sociale, duke thënë se marrëveshja bërthamore e Iranit nuk mund të ribisedohet dhe SHBA-ja duhet të veprojë njësoj si Irani për mbajtjen e premtimeve. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore