India konfirmon zhvillimin e bisedimeve këshilluese të sigurisë me Pakistanin

2018-01-12 10:40:13 CRI Komenti juaj Printoni

India njoftoi zhvillimin e bisedimeve këshilluese mbi sigurinë kombëtare me Pakistanin, në Tajlandë muajin e kaluar.

Ministria indiane e Punëve të Jashtme konfirmoi se këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ajit Doval, u takua në Bangkok në dhjetor me homologun e tij pakistanez, Nasir Khan Janjua.

Sipas ministrisë, bisedimet e tyre u fokusuan tek lufta kundër terrorizmit në rajon dhe mbrojtjen prej tij.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar të paktën tre luftëra të mëdha lidhur me territorin e kontestuar të Kashmirit. Të dy vendet pretendojnë të kenë sovranitetin mbi të gjithë këtë rajon.

Bisedimet mes dy vendeve janë bllokuar disa herë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore