MPJ: Kina, pro çdo përpjekjeje për uljen e tensionit në Gadishullin Korean

2018-01-12 10:38:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kina mbështet çdo përpjekje në favor të zbutjes së tensioneve në Gadishullin Korean dhe të rikthimit të dy Koreve në rrugën e dialogut për zgjidhjen e problemit, u shpreh të enjten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump dhe homologu i tij koreanojugor Moon Jae-in zhvilluan të mërkurën një bisedë telefonike lidhur me çështjen e zhvillimit të dialogut ndërkorean. Në këtë bisedë, Donald Trump-i shprehu gatishmërinë e Uashingtonit për dialog me Phenianin në kohën dhe kushtet e përshtatshme.

Lidhur me këtë zhvillim, zëdhënësi i diplomacisë kineze u shpreh se ShBA-ja dhe Koreja e Veriut janë palë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen bërthamore të Gadishullit Korean. Në një linjë me bashkësinë ndërkombëtare, edhe Pekini dëshiron të shikojë afrimin e këtyre dy palëve dhe që ato të hedhin hapa kuptimplotë për zhvillimin e dialogut dhe kontakteve. Pala kineze është e gatshme të vazhdojë përpjekjet e saj për të nxitur rikthimin e çështjes bërthamore të Gadishullit Korean në rrugën e dialogut dhe konsultimeve, vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang.

(Wang Xianya/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore