BE-ja rithekson zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit

2018-01-12 10:22:35 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, dhe ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë ritheksuan të enjten se Bashkimi Europian do të mbrojë dhe zbatojë me vendosmëri marrëveshjen e gjithanshme bërthamore me Iranin.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm, Javad Zarif, përfaqësuesja e BE-së Mogherini, ministri i jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri britanik, Boris Johnson, zhvilluan një konferencë për shtyp duke theksuar pozicionin e BE-së.

Mogherini tha se marrëveshja bërthamore me Iranin po e realizon qëllimin e saj, duke mbikëqyrur në mënyrë rigoroze programin bërthamor. Sipas nëntë raporteve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Irani i ka përmbushur plotësisht angazhimet e marrëveshjes. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore