Xi-Cameron, gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit kino-britanik

2018-01-12 10:45:04 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të enjten në Pekin me ish-kryeministrin britanik David Cameron. Gjatë këtij takimi kreu i shtetit kinez u shpreh se Kina dëshiron të zhvillojë me Britaninë një bashkëpunim me leverdi të ndërsjellë më të gjerë e më të thellë, si edhe në një nivel më të lartë, brenda kornizës së nismës "Një Brez, Një Rrugë", për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Z. Xi Jinping vuri në dukje se tani shkëmbimet dypalëshe të nivelit të lartë janë intensifikuar, është thelluar bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë dhe shkëmbimet kulturore janë bërë gjithnjë e më aktive, duke u sjellë të dy popujve përfitime konkrete.

Ish-kryeministri i Britanisë David Cameron u shpreh nga ana e tij se pala britanike dhe ajo kineze kanë krijuar bashkërisht "periudhën e artë" të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe kanë nxitur thellimin e këtyre marrëdhënieve. Nisma "Një Brez, Një Rrugë" ka sjellë raste të reja për bashkëpunimin midis Britanisë dhe Kinës.

Media britanike ka njoftuar se ish-kryeministri Cameron ka pranuar punën e re si drejtues i planit të investimeve të qeverisë britanike për bashkëpunimin me Kinën. Këto investime do të përdoren për projektet që kanë lidhje me nismën e Kinës "Një Brez, Një Rrugë". (Du/Artan Goga)

Mrekulli