Kina mirëpret planin e BE-së lidhur me nismën "Një Brez, Një Rrugë"

2018-01-12 10:14:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka mirëpritur planin e Bashkimit Evropian për të ndërlidhur nismën kineze "Një Brez, Një Rrugë" me projektin e interkoneksionit të BE-së për Eurazinë.

Ministria e Jashtme kineze shprehet se Kina është e gatshme për bashkëpunim me përfitime të ndërsjella me BE-në për interkoneksionin dhe fusha të tjera.

Ambasadori i BE-së në Kinë u shpreh këtë javë se Unioni po punon lidhur projektin e vet të interkoneksionit, i cili do të ndërthuret me nismën "Një Brez, Një Rrugë".

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen e vet për nismën "Një Brez, Një Rrugë" gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare në Kinë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore