Macron i thekson Trump-it rëndësinë e respektimit të marrëveshjes bërthamore iraniane

2018-01-12 10:13:50 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi rëndësinë e respektimit nga të gjithë firmëtarët të marrëveshjes bërthamore me Iranin, gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.

"Presidenti i rikujtoi vendosmërinë e Francës në favor të një zbatimi të rigoroz të marrëveshjes dhe rëndësisë së respektimit të saj nga të gjithë firmëtarët", theksoi zyra e presidentit francez në një komunikatë në lidhje me këtë marrëveshje të nënshkruar në vitin 2015.

"Zbatimi i duhur i marrëveshjes duhet të shoqërohet me një dialog me Iranin mbi programin e tij balistik dhe politikën e tij rajonale, për të garantuar stabilitet më të mirë në Lindjen e Mesme", thuhet më tej në komunikatë.

Trump, kritik i ashpër i kësaj marrëveshje, do të shprehet në ditët në vijim nëse do të rikthejë një seri sanksionesh ekonomike që ishin pezulluar pas shpërbërjes së instalimeve për pasurimin e uraniumit, sipas këtij kompromisi të gjykuar historik nga fuqitë e tjera që e negociuan (Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania).

Nga ana tjetër Teherani ka premtuar reprezalje duke u shprehur se "është i përgatitur për të gjitha skenarët". (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore