Parlamenti i Maqedonisë miraton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

2018-01-12 10:12:49 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti i Maqedonisë miratoi të enjten me 69 vota pro Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke përfshirë dhe shqipen.

Debati për ligjin filloi në Kuvend më 5 shtator të vitit të kaluar në komisionin parlamentar për Çështjet Europiane.

Kundër ligjit ishte partia VMRO-DPMNE në opozitë me justifikimin se është jokushtetues dhe diskriminues në raport me gjuhën maqedonase dhe gjuhët e tjera që flasin qytetarët e Maqedonisë.

Ligji është sjellë pa miratimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk morën pjesë në punimet e parlamentit në shenjë proteste për arrestimin e pesë kolegëve të tyre dhe qytetarëve të tjerë për pjesëmarrjen në një sulm ndaj parlamentit, më 27 prill të vitit të kaluar. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore